ONE ËSHTË KËTU!
NJË EKSPERIENCË MË E MIRË
KOMUNIKIMI PËR TY.

Pas 24 vitesh evolucion,
rrjeti i parë celular në Shqipëri bëhet ONE!

SHIKO ONE MAG

RRJET MË TË MIRË PËR TY KUDO KU JE

Rrjeti është në themel të gjithçkaje që ne bëjmë. ONE sjell për ty , më të mirën e mundshme të teknologjisë sot, gati për të ardhmen.

Kemi investuar dhe ndërtuar rrjetin 4G+ të Evoluar më të mirë dhe më të sigurt se ndonjëherë, me mbulim më të gjerë dhe më të thellë, shpejtësi më të lartë interneti dhe cilësi superiore në telefonata.

ONE mundëson thirrje pa ndërprerje, internet me shpejtësi shkarkimi deri në 1 Gbps si dhe mbrojtje të transmetimit të thirrjeve e të dhënave përmes rrjetit të sigurtë Clean Network i ofruar ekskluzivisht në rajon.

  • 98.1 % mbulim më të gjërë në Shqipëri
  • 7X mbulim më të mirë në ambiente të brendëshme
  • Shpejtësi deri në 1Gbps
  • 3X më shumë cilësi në telefonata

Me shpejtësi më të lartë dhe mbulim më të mirë në çdo cep të Shqipërisë, në rrjetin ONE do të jesh i lidhur në çdo çast me një eksperiencë të pakrahasueshme komunikimi.

PLANE MË TË MIRA,
ME KOMUNIKIM PA LIMIT
PËR JU, ONE UNLIMITED

Ju dëshironi të jeni gjithë kohës të lidhur në internet. Ne e dimë këtë, sepse ju kemi pyetur. Prandaj ONE sjell për ju paketa dhe plane me internet PA LIMIT. Me planet ONE UNLIMITED dhe ONE BUSINESS, do të jeni gjithmonë të lidhur me internetin edhe pas përfundimit të njësive dhe nuk do të tarifoheni më për MB.

MËNYRË MË TË MIRË
QË TË KENI NJË TELEFON TË RI

Ju keni dëgjuar për këtë mënyrë nga vendet e tjera dhe e keni kërkuar me ngulm. Më në fund, për herë të parë në Shqipëri po e bëjmë të mundur për ju që të merrni telefonin tuaj të preferuar të kombinuar me planet ONE UNLIMITED me kontratë, dhe ta shlyeni muaj pas muaji. Në dyqanet ONE do të gjeni telefonat që kërkoni, përzgjedhur me kujdes çdo sezon, posaçërisht, për ju.

VIZITO ÇDO DYQAN ONE DHE ZGJIDH TELEFONIN TËND TË RI!

PËRVOJË MË TË MIRË PËR JU

Kemi dizenjuar nga fillimi dyqanet tona. Kemi trajnuar nga e para njerëzit tanë; dhe kemi ndryshuar proceset tona. Të gjitha me JU në mendje, sepse JU jeni numri 1 për ONE. Për t’ju siguruar një përvojë miqësore, profesionale, transparente dhe pa kokëçarje. Dhe, nëse ka një problem, ne do të bëjmë gjithçka që ta zgjidhim sa më mire për ju. Përse? Ne jetojmë, punojmë dhe jemi të bazuar këtu, në Shqipëri, së bashku me JU. E ardhmja jonë fillon prej këtu. Klientët tanë janë prindërit, miqtë dhe të afërmit tanë. Ne ju sjellim përvojën më të mirë të mundshme dhe do përpiqemi ta bëjmë çdo ditë më mirë për ju.

Zbulo rrjetin e dyqaneve ONE

VLERAT TONA

NDERSHMËRIA është baza e marrëdhënieve tona me TY. Do të jemi të hapur dhe transparentë me ty. Nuk do të premtojmë më shumë se mundemi, dhe do të realizojmë atë që premtojmë.

Ne jemi PROFESIONALË në gjithçka që ofrojmë për TY. Mundësojmë lidhjen tënde me botën dhe të dashurit e tu dhe e bëjmë këtë më mirë se kushdo.

Ne jemi REALISTË për çka ka rëndësi për TY. Jetojmë këtu me ty çdo ditë, flasim gjuhën tënde dhe dimë nevojat e tua reale, më mirë se kushdo. Të japim atë që të duhet, tani.

Ne jemi MIQËSORË në çdo ndërveprim me TY. Jemi në këtë udhëtim së bashku me ty. Dimë si të punojmë për të siguruar më të mirën për ty, por edhe si të argëtohemi së bashku.

Ne shkojmë PËRTEJ për TY. Jemi kërkues ndaj vetes dhe ndaj gjërave që ti meriton nga ne. Bëjmë maksimumin, dhe më pas shkojmë përtej.

PYETJE TË SHPESHTA

Patjeter! Rrjeti ynë me 130+ dyqane do të jetë në dispozicionin tend, me ambiente të reja, modern dhe komode, që ti të kesh lirinë të shikosh e prekësh përzgjedhjet më të mira të smartphone, të flasësh me përfaqësuesit ONE dhe të gjesh shërbimin dhe ofertën më të mire për ty.

Po! Ti mund të vazhdosh të përdorësh të njëjtën kartë SIM. Përsa i përket numrit, ONE do të ketë prefiksin e njëjtë 068, atë që ti tashmë e njeh dhe e do.

Po! Të gjitha kontratat e reja do të bëhen me emrin e ri të kompanisë ONE Telecommunications sha.